Lavdim Makshana, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në luftimin e korrupsionit, duke iu referuar raportit të “Transparency International”, ku Kosova renditet e 83’ta.
AI në “Pressing” të T7 ka thënë se krahasuar raportet me vitin 2021 e 2022.
“Nëse i referohemi raportit shohim që Kosova nuk ka shënu progres në luftën kundër korrupsionit, është në të njëjtët pikë. Por nuk ka një renditje të mirë Kosova në këtë apsekt, pse ka ndodhur kjo krahasuar me viti 2021, Kosova kishte shënuar për dy-tri pozita, 2022 ka qenë pak më mirë, 2023 është e njëjta ku kemi qenë në vitin 2022”, ka thënë ai.
Por atij i është përgjigjur gazetari, Viktor Buzhala, duke i thënë se Kosova ka bërë progres.
“Zoëria nuk është duke e thënë Kosova, sepse Kosova në kohën e Hashim Thaçit ka qenë e renditur në vendin e 108-110. Kosova në 10 vitet e fundit ka pasur progres, sot jemi në pozitën e 83 që është bajgi mirë në krahasim me vendet e tjera. Jemi keq sepse me i pas 82 vende më pak korruptune si ne është shumë. Por progresi ekziston”, ka thënë Buzhala.