Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti: As në Vjenë nuk morëm përgjigje se pse Serbia nuk po i hap arkivat

Hoti: As në Vjenë nuk morëm përgjigje se pse Serbia nuk po i hap arkivat

Andin Hoti, kryesues i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, ka folur për një takim që sot është mbajtur në Vjenë lidhur me kërkesat e Kosovës për të pagjeturit.

Ai ka theksuar se as në këtë takim nuk pati përgjigje se pse akoma Serbia nuk e lejon Kosovën të ketë qasje në arkivat serbe.

“Ajo çka mund të them nga ky takim që pala serbe nuk ka dhënë përgjigje lidhur me shkresën e datës 1 qershor që ia kam dërguar Vuçiqit që rrjedhimisht nuk kemi pranuar asnjë nga arkivat që jemi deklaruar në deklaratën e Brukselit, me të thënë të drejtën nuk është diçka që nuk e kam pritur”.

“Ndërsa për lokacionet me temat tjera që i ka biseduar ekipi im sepse unë atje nuk kam qenë i presim konkluzionet për detaje në ditët në vijim natyrisht se mund të ju njoftojmë”, ka thënë Hoti.