Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Rregullorja e re e BQK-së në fuqi nga nesër, Bislimi paralajmëron fazë tranzicioni

Rregullorja e re e BQK-së në fuqi nga nesër, Bislimi paralajmëron fazë tranzicioni

Rregullorja e re e BQK-së në fuqi nga nesër, Bislimi: Do të ketë fazë tranzicioni, më shumë informim pa ndëshkime

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur sot në një konferencë për media për Rregulloren e re të BQK-së, duke thënë se e njëjta s’ka pasur për synim që të ndalojë ndonjë monedhë specifike. Ai ka thënë se çfarëdo përpjekje për ta trajtua si të tillë është tendencë për keqpërdorim të rregullores për “interesa jofisnike politike”.

“Objekt i rregullores nuk është caktimi i monedhës zyrtare në qarkullim. S’ka qenë synim as ndalimi i ndonjë monedhe specifike. Çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet vetëm nga aspekti i si ndalim i ndonjë monedhe të caktuar në rastin më të mirë është mosnjohje e rregullores dhe kompetencave të BQK-së por edhe tendencë për keqpërdorim të kësaj rregullore për interesa jofisinike politike”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se tentativa për ta interpretuar rregulloren vetëm nga ndikimi që do të ketë nga trasnproti i valuatave në dinarë e shpërfill rregulloren në tërësi.

“Tentativa që data e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë e shpërfill rregulloren në tërësi”, ka shtuar Bislimi.

Bislimi ka thënë se Rregullorja s’e ndalon as s’e lejon dhe nuk merret me dinarin serb.

“Rregullorja e BQK-së as s’e ndalon as s’e lejon e as s’merret me dinarin serb. Dinari serb s’ka qenë i lejuar as më herët. Ka një seri brengash për ndikimin që rregullorja mund të ketë tek ata qytetarë kanë pranuar transfere nga Serbia përmes strukturave ilegale që kanë vepruar dhe vazhdojnë të operojnë në treg dhe ndikimin që mund të ketë kjo rregullore ne ato biznese që kanë kryer transaksione në dollarë”, ka thënë Bislimi.

Zëvëndëskryeminsitri ka thënë se askush nuk e vë në pikëpyetje ligjshmërinë e Rregullores dhe se BQK është i vetmi institucion që dizajnon politikat monetare dhe se i nënshtrohet Kushtetutës.

“Java e kaluar ka kaluar me një seri takimesh e reagimesh. Asnjë nga kërkesat e palëve s’e vë në dyshim ligjshmërinë e Rregullores dhe as s’e vë në dyshim faktin që BQK është i vetmi institucion që dizajnon politikat monetare dhe që BQK i nënshtrohet Kushtetutës. Nuk e kontestojnë që euro ka qenë e vetmja valutë zyrtare”, ka thënë Bislimi.

Tutje ai ka thënë se e vetmja brengë e ndërkomëbtarëve është për ata qytetarë që kanë pranuar dhe vazhdonë të pranojnë mjette financaire nga Serbia që të kenë më shumë kohë në dispozicion për t’u informuar më mirë për implikimet që dalin nga kjo rregullore.

“E vetmja brengë e partnerëve tanë ka të bëjë me domosdoshmërinë që në operimin nën ombrellën e re të rregullave, që ata qytetarë që kanë pranuar dhe vazhdojnë të pranojnë transfere nga Serbia që të kenë më shumë kohë në dispozicion dhe të jenë të informuar më mirë për implikimet që dalin nga kjo rregullore”, është shprehur tutje Bislimi.

Ai ka thënë se kërkesë parësore e tyre është që të sigurohet një tranzicion i lehtësuar dhe të krijohet siguri tek qytetarët serbë se rregullorja nuk nënkupton ndalim të trasnferece nga Serbia.

 

 

 

Powered by WordPress