Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drejtoresha e strehimores së vetme paralajmëron mbylljen: “E kemi të pamundur të ofrojmë shërbim 24 orësh, për 12 fëmijë me këtë buxhet”

Drejtoresha e strehimores së vetme paralajmëron mbylljen: “E kemi të pamundur të ofrojmë shërbim 24 orësh, për 12 fëmijë me këtë buxhet”

Strehimorja e vetme në nivel shteti e cila ofron strehim dhe mbrojtje për fëmijët si rezultat i dhunës në familje është në një situatë shqetësuese.

Kjo zhvendosje e papritur është shkaktuar nga mungesa e burimeve dhe mbështetjes financiare për këtë strukturë të rëndësishme sociale.

Drejtoresha e kësaj strehimoreje ka paraqitur problemin ekskluzivisht për TV Arbërinë duke thënë që kjo strehimore është në rrezik mbylljeje nga muaji Shkurt i vitit 2024.

“Jemi duke bërë përpjekje që të sigurojmë nga komunat mbështetje financiare përndryshe nëse kjo nuk arrihet strehimorja e fëmijëve do të mbyllet nga muaji Shkurt 2024, pasi që e ka të pamundur të ofrojë sherbime 24-orëshe, për 12 fëmijë me këtë buxhet”

Ky lajm sjell në vëmendje nevojën për të mbështetur dhe forcuar strukturat sociale të cilat ofrojnë strehim dhe ndihmë për fëmijët në nevojë, duke siguruar që resurset dhe mbështetja e nevojshme të jenë në dispozicion për të mbrojtur ata nga pasojat e rënda të dhunës në familje.

Më posht mund të gjeni videon e plotë: