Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Thirrja e Muratit për qytetarët: Pagesat digjitale reduktojnë përdorimin e parave fallco

Thirrja e Muratit për qytetarët: Pagesat digjitale reduktojnë përdorimin e parave fallco

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se strategjia e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e digjitalizimit të shërbimeve, të ndërlidhura me sherbimet e pagesave, uljen e përdorimit të parave të gatshme dhe ndikimin pozitiv në ekonomi.

Ai ka theksuar se edhe përhapja e parave fallco reduktohet me pagesat digjitale.

“Sa më pak pagesa kesh edhe kusuri kthehet i saktë”, theksoi mes tjerash ministri, duke përmedur edhe rastet e shumë marketeve që nuk i kthejnë centat konsumatorëve nga blerjet që i bëjnë.

Ai i bëri këto komente në një organizim të BQK-së në Prishtinë.

BQK ka mbajtur takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave.

Kurse guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, në këtë takim ka mbajtur një vështrim të përgjithshëm lidhur me zhvillimet në sistemin kombëtar të pagesave si dhe planin strategjik të zhvillimeve në këtë fushë. /TV Arbëria

Powered by WordPress