Opinionisti Gazmir Raci ka thënë se më historike do të ishte përfundimi i rrugës Bllacë-Shkup, sesa vetë zgjedhja e Talat Xhaferit, kryeministër të Maqedonisë së Veriut.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se ajo rrugë ka mbetur në lloç tash e 20 vjet.
“Për mua, shumë më shumë historike do të ishte përfundimi i rrugës Bllacë-Shkup. U bënë 20 vjet dhe ajo rrugë është në lloç. Për mua, shumë më shumë historike do të ishte përfundimi i Korridorit 8 dhe…ka pasur informacione edhe për afera korruptive në Maqedoni. Ose ne e kemi pasë një pikëkalim kufitar gati për 4 vjet mes Kosovës dhe Maqedonisë, pra janë dashur kaq shumë vite për të hapur një pikëkalim të vogël mes dy vendeve, e lëre më për elemente tjera të arsimit e çështjeve tjera sociale të shqiptarëve”, tha Raci.