Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Siç njofton Qeveria, në këtë takim u diskutua për aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, përfshirë respektimin e procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.
Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.