Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kosova sikur Serbia në luftë kundër korrupsionit

Kosova sikur Serbia në luftë kundër korrupsionit

Nëse ka diçka me të cilën është krenuar në vazhdimësi pushteti në Kosovë për dallim prej atij në Serbi ka qenë argumenti për zhytjen e këtij të fundit në moçalin e korrupsionit në raport me të parin.

Se Kosova tashmë ka një pushtet demokratik të përkushtuar për sundim të ligjit dhe luftim të korrupsionit.

Nën ndikimin e këtij besimi dhe kësaj retorike madje Qeveria e Albin Kurti e ka kritikuar qasjen jo të duhur të Bashkësisë Ndërkombëtare lidhur me procesin e dialogut, duke mos e privilegjuar Kosovën, pikërisht për shkak të këtij aspekti.

Madje, para pak dite në Konferencën “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, kryeministri Kurti pohoi se duhet të ndahet procesi i anëtarësimit në BE, prej normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ndërkohë, këtë qëndrim të të parit të Qeverisë e përsëriti edhe numri dy i ekzekutivit, Besnik Bislimi, si gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, si dhe para deputeteve në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane.

Mirëpo, të dhënat e fundit të organizatave ndërkombëtare që merren me matjen dhe performancën e vendeve të ndryshme në luftën kundër korrupsionit e demantojnë pikërisht këtë pretendim të Qeverisë së Kosovës.

Kështu, sipas raportit të fundit të Transparency International nëse ka diçka që i bashkon këto dy vende është pikërisht fakti se në të dyja nuk është shënuar ndonjë përparim në luftën kundër korrupsionit.

Pra në dallim nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, pikërisht Serbia dhe Kosova, kanë vendnumëruar në këtë aspekt dhe nuk kanë shënuar asnjë ndryshim. /TV Arbëria

Powered by WordPress