Aksident i rëndë në Bresje, dyshohet se është goditur për vdekje një person
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në hyrje të Fushë Kosovës, në Bresje.
Viktima dyshohet se është goditur për vdekje nga një kamion.
Mëngjesin e sotëm një aksident më fatalitet ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Pejë, në Bresje.
Viktima është goditur nga një kamion për vdekje.
Vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF-së.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.
“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje).
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF.
Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lartë nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë. /TV Arbëria