Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nesër pritet vendim për hetim ose jo ndaj nënkryetares serbe të Leposaviqit e cila dyshohet se konsumoi drogë në komunë (VIDEO)

Nesër pritet vendim për hetim ose jo ndaj nënkryetares serbe të Leposaviqit e cila dyshohet se konsumoi drogë në komunë (VIDEO)

Nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë brenda zyrave të komunës.

Kështu të paktën tregojnë pamjet e publikuara nga Gazeta Nacionale.

Rreth kësaj çështje për klankosova.tv, janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se i kanë parë videot që kanë qarkulluar në rrjet, dhe sipas tij nesër pritet një verdikt nga kryeprokurori i Mitrovicës.

“Me siguri se nesër do të merret vendim se a ka vend për hetim apo jo, pas konsultimit me kryeprokurorin e Mitrovicës”, tha Elshani për klankosova.tv