Negociatorët nga Izraeli, SHBA-ja, Egjipti, dhe Katari, kanë rënë dakord për krijimin e një kornize e cila do të mundësojë lirimin e pengjeve amerikane dhe izraelite të mbajtur nga Hamasi.
Siç raportojnë mediat e huaja, bëhet e ditur se një draft i kornizës do t’i prezantohet sot edhe Hamasit.
Marrëveshja e dakorduar në Paris do të përfshijë lirimin e pengjeve në disa faza të shoqëruara me pauza në luftime, dhe dërgesa të ndihmave në Gazë.
Në shkëmbim, pritet të lirohen edhe të burgosurit palestinez të mbajtur nga Izraeli, raporton skynews.
Në mesin e negociatorëve thuhet se ishin kryeministri i Katarit dhe shefat e inteligjencës së vendeve tjera.
Ndryshe, një marrëveshje armëpushimi u arrit edhe në nëntor, nga e cila u liruan më shumë se 100 pengje izraelite dhe 240 të burgosur palestinezë. /Telegrafi/