Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > KQZ fillon verifikimin e peticioneve për katër komunat veriore

KQZ fillon verifikimin e peticioneve për katër komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Këtë për TV Arbëria e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë këto lista me nënshkrime, pra nëse personat që kanë nënshkruar janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse.

Sigurisht se ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë Ministrinë, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Kryetarët e Komunave dhe Grupet Nismëtare”, ka thënë Elezi.

Natyrisht se përgjigja e KQZ-së do të bëhet edhe publike. /TV Arbëria

 

Themes by WordPress