Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kasolli: Kryeministri i ri i Maqedonisë se Veriut, një nga sukseset e nacionalizmit policentrik shqiptar

Kasolli: Kryeministri i ri i Maqedonisë se Veriut, një nga sukseset e nacionalizmit policentrik shqiptar

Filozofi dhe analisti politik, Afrim Kasolli ka komentuar përmes rrjetit social, Facebook zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut si kryeministri i parë shqiptar.
Kasolli potencoi se është meritë e Lëvizjes Çlirimtare të drejtuar, por jo vetëm, nga Ali Ahmeti, që shtetet si Kosova dhe Maqedonia e Veriut të kenë fatin për t’u qeverisur nga kryeministrat shqiptarë.

“Këto janë vetëm disa nga frytet e nacionalizmit demokratik dhe policentrik që shqiptarët e zgjodhën si mjet per te avancuar interesat e tyre kombëtare në fund të shekullit të kaluar kur filloi detronizimi universit komunist”, shkroi Kasolli në Facebook.

Ai gjithashtu theksoi se ky model u formësua si reagim “spontan” nga problemet konkrete të secilës prej shoqërive ku jetojnë shqiptarët në këto shtete.

“I mungonte një frymë centraliste ideologjike dhe politike, sikur se bie fjala e nacionalizmit serb, nuk e kishte një epiqendër dhe e veçonte karakteri policentrik, model ky për të cilin kanë shkruar shumë të tjerë para meje. E, në koherencë me këto parime u artikuluan kërkesat e shqiptarëve, të cilat ishin specifike për Shqipërinë, Kosovën, apo shqiptarët e Maqedonisë. Dhe jo pak rezultate u arritën mbi këtë model. Shqipëria u bë vend anëtar i NATO-së, Kosova e pavarur, si dhe u avancuan të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Pra, nese dikur mundësia që ky shtet do kishte shansin ta kishte një kryministër shqiptar ishte dukur fantazamgori, sot ky projekt u bë realitet me Talat Xhaferin”, përfundoi Kasolli në postimin e tij.

/TV Arbëria