Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, lidhur me këto raste, katër burra janë arrestuar dhe një tjetër është në arrati.
Në Prishtinë bëhet e ditur se është arrestuar një i dyshuar, pasi pas një mosmarrëveshje me viktimën grua, e ka sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në Obiliq është arrestuar gjithashtu një burrë pasi ka rrahur një tjetër burrë, raporti mes të cilëve nuk është bërë i ditur. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Deçan është arrestuar i dyshuari pasi i ka shkaktuar lëndime fizike një gruaje. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Gjakovë janë regjistruar dy raste të ndara, të dhunës fizike dhe psikike ndaj dy grave. Në njërin rast është arrestuar i dyshuari, ndërkaq në tjetrin i dyshuari është në arrati. /TV Arbëria