Pak minuta pas zgjedhjes së kryeministrit Xhaferi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi atë duke thënë se kjo ditë shënon një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut
“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të M.V. suksese”, shkroi ajo.
Xhaferi është bërë kryeministër me 65 vota pro, tri kundër dhe asnjë abstenim nga 111 deputetë sa ishin në sallë.
Ai sot u bë shqiptari i parë që është në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndonëse do të jetë qeveri teknike me mandat 100 ditësh.