Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur nga foltorja e Kuvendit duke thënë se me Talat Xhaferin nuk ka qiraxhinj apo të zotë të shtetit, por siç tha ai, të gjithë janë të zotë të vendit tonë të përbashkët, Maqedoninë.
“Konceptin e fjalimit tim të sotshëm, ma ndryshuan dy parafolësit, Milloshoski dhe Trajanov. I nderuari Milloshoski, kur je lindur ti unë kam qenë në gjimnazist, por edhe qiraxhi i mohuar dhe i përqeshur nga ata që qeverisnin asokohe. Unë si i ri nuk isha i barabartë me gjeneratën time, duke mu mohuar gjuha e nënës. Duheshte të braktis vendin për jetë të më të mirë. Prandaj unë flas këtu si njeri që vjen nga prindër që janë detyruar të ikin për të ikur nga vuajtjet dhe torturat e sistemit. I nderuar Anton, kur është qeveria ime dhe e jotja? Sot apo atëherë? Gjimnazi në Kërçovë sot nuk ka as zënka! Jo si atëherë! Për fat të keq në vitin 2001 ishim nëpër anë të kundërta. Sot jemi së bashku për të anëtarësuar vendin në BE? Si është shteti im, dhe i joti, më mirë, sot apo atëherë? Si është shteti jonë sot Antonio? Ti më ktheve 22-30 vite pas. Nuk jeni ju qiraxhinj e as ne zot në vendin e vet. Marrëveshja e Ohrit nuk ndryshoi asgjë përveç që sjelli përfitime pozitive për vendin. Nga kjo marrëveshje fituan edhe kishat edhe xhamitë, dhe gjithë komunitetet tjera. Këto 22 vite bashkë jemi ngritur. Unë dhe partia ime jemi përpjekur për partneritet të vërtetë, edhe me OBRM-PDUKM-në edhe me LSDM-në.
Ahmeti gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e vendit, duke thënë se luftërat kanë mbaruar në vend. Sipas Ahmetit, Maqedonia së bashku duhet të ketë kujdes nga ndikimi rus dhe ndikimet tjera.