Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ali Ahmeti me veteranë të UÇK-së feston me këngë të Ilir Shaqirit në Kuvendin e RMV

Ali Ahmeti me veteranë të UÇK-së feston me këngë të Ilir Shaqirit në Kuvendin e RMV

Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ish-kreun e saj dhe kryetarin e partisë më të madhe shqiptare atje, Ali Ahmeti, ndodhen tashmë në Kuvend, aty ku Talat Xhaferi, ish-komandant, pas pak do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar.

Zëvendëskryeministri shqiptar atje, zyrtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se dëshiron “t’i ndajë emocionet” duke u lajmëruar drejtpërdrejt në Facebook nga ambientet e Kuvendit, ku u dëgjuan edhe këngë të Ilir Shaqirit e këngë të tjera shqip. Ahmeti bashkë, ka kënduar po ashtu.

“Urime të gjithë shqiptarëve. Është ngjarje e madhe sigurisht. Te të gjithë të i kam takuar deri më tani, shkëlqejnë sytë te të gjithë, ministrat e deputetëve”, tha Ali Ahmeti.

“Dhe nuk është sukses i vogël. Për një çerek-shekulli, shqiptarët arrijnë majat e institucioneve dhe drejtimin e shtetit. Me simbole kombëtare, me universitete…”, tha ai.

“T’i kishe thënë dikujt para 20 vjetësh që kjo do të ndodh, të gjithë kishin thënë duhet në trajtim dhe terapi neuro-psikiatrike me e çu sepse s’është në rregull”.

Paraprakisht, Grubi hyri në sallën e Kuvendit dhe tregoi karrigen ku do të uet kryeministri i parë shqiptar në RMV, Talat Xhaferi.

“Kjo do të jetë karrigia ku do të ulet Talat Xhaferi”, tregoi Grubi.

 

 

Powered by WordPress