Të shtunën ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Surkish të Podujevës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
”Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.”, thuhet në raportin e Policisë.
Ngjarja është cilësuar si vrasje në tentativë. /TV Arbëria