Modelja dhe prezantuesja Sara Gjordeni, është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3” pasi rezultoi të jetë me numrin më të ulët të votave në televotimin e kësaj jave.
Të nominuarit e kësaj jave ishin fytyra të njohura të ekranit: prezantuesja e televizionit Roza Lati, gazetarja Ilnisa Agolli, si dhe gazetarja investigative, Ledjona Xheladinaj.
Por, fatmirësisht fati ishte në anën e saj, kjo pasi kur mbërriti në studio ajo hapi biletën e fatit, e cila qëlloi të jetë një biletë kthimi.
ë një nga konkurrentet më aktive dhe të diskutueshme të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke u bërë edhe kryeqendra e diskutimeve për një simpati ndaj konkurrentit tjetër të shtëpisë, reperit Bardhi.
Marrëdhënia e saj me Bardhin ka ngelur ende si pezull, dhe reperi me origjinë nga Kumanova u pa shumë i mërzitur kur ajo la shtëpinë dhe njëherësh shumë i ngazëllyer kur ajo u kthye.
Përndryshe, nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3 deri më tani janë larguar Alfio Rrotani, Drini Zeqo dhe Klodian Duro.