Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Dy vende në Evropë kanë armë nukleare – politikani gjerman thirrje që kontinenti të krijojë “ombrellë bërthamore”

Dy vende në Evropë kanë armë nukleare – politikani gjerman thirrje që kontinenti të krijojë “ombrellë bërthamore”

Udhëheqësi gjerman i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber i qendrës së djathtë po u bënë thirrje evropianëve që të përgatiten për luftë pa mbështetjen e SHBA-s dhe të ndërtojnë ombrellën e tyre bërthamore.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet posaçërisht nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump kthehet përsëri në Shtëpinë e Bardhë, i cili ishte shprehur skeptik ndaj NATO-s, duke kërcënuar se nuk do t’i dilte në mbrojtje Evropës në rast se do të sulmohej, raporton Politico, transmeton Telegrafi.

“Ne e duam NATO-n, por gjithashtu duhet të jemi të fortë që të arrijmë të mbrohemi pa të ose me të në kohën e Trumpit”, deklaroi Weber në një intervistë telefonike me POLITICO-n.

“Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet në Amerikë, Evropa duhet të jetë në gjendje të qëndrojë më vete në aspektin e politikës së jashtme dhe të jetë në gjendje të mbrohet në mënyrë të pavarur”, tha ai.

Politikani gjerman gjithashtu foli për idenë e krijimit të një ombrelle bërthamore në Evropë.

NATO momentalisht varet shumë nga kokat bërthamore amerikane të cilat janë vendosur në gjashtë baza ajrore ushtarake sikurse në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

“Evropa duhet të ndërtojë mbrojtje, ne duhet të jemi në gjendje të pengojmë dhe të mbrohemi”, tha ai. “Ne të gjithë e dimë se kur vjen situata bëhet kritike, opsioni bërthamor është me të vërtetë vendimtar”.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Putini ka rritur ndjeshëm retorikën e tij bërthamore dhe ka bërë rregullisht kërcënime të fshehta atomike ndaj Perëndimit.

Brenda BE-së, i vetmi vend që posedon armë bërthamore është Franca e cila posedon rreth 300 koka bërthamore.

Një tjetër fuqi bërthamore në Evropë – por jashtë BE-së – është Britania, me më pak se 260 koka bërthamore.

Weber pohon se duhet që të hapet një dialog konstruktiv me britanikët, e sidomos duke marrë parasysh situatës kërcënuese nga Putini.

Powered by WordPress