Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Analiza – Ja çfarë ndodh nëse Putini fiton në Ukrainë?

Analiza – Ja çfarë ndodh nëse Putini fiton në Ukrainë?

Përballë kundërofensivave të pasuksesshme të Ukrainës dhe mbështetjes ushtarake në rënie nga Perëndimi, tashmë ekziston frika reale se presidenti rus Vladimir Putin mund të fitojë luftën, sipas një analize të medias britanike DailyMail.

Çdo përpjekje për të ndalur ose reduktuar paketat e ndihmës për Ukrainën, sikurse bënë republikanët duke bllokuar 50 miliardë dollarë financime, është në favorin e trupave rusë që avancojnë ndaj ushtarëve ukrainas.

Fitorja e Rusisë do të ishte shkatërrim për Ukrainën e popullin e saj dhe dhe do të shkaktonte një katastrofë për Perëndimin, paralajmëron Oleksandr Danylyuk, një bashkëpunëtor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Një triumf i Rusisë ndaj Ukrainës do të sillte rënien e NATO-s , “krizë ekonomike” dhe në rritjen e armiqve duke përfshirë Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut u shpreh gjenerali amerikan Ben Hodges për MailOnline.

Pas kësaj, kur shtete autokratike të kuptojnë se SHBA dhe Perëndimi nuk janë të pamundshme, një luftë bërthamore do të ishte e pashmangshme dhe bota do të përjetonte gjakderdhje, sipas Danylyuk.

Mënyra e vetme për shtetet jo-bërthamore për t’u mbrojtur nga një sulm nga vendet me armë bërthamore si Kina dhe Rusia, do të ishte të kishin armët e tyre të shkatërrimit në masë.

“Megjithatë, me rritjen e numrit të vendeve që zotërojnë arsenale bërthamore, do të ishte ‘vetëm çështje kohe’ përpara se një shtet, ose organizatë terroriste, t’i përdorë ato. Thyerja e tabusë për përdorimin e armëve bërthamore do të krijonte një realitet të ri, pasojat tragjike të të cilit është e vështirë të imagjinohen”, shpjegon më tej Danylyuk.

Sipas ekspertëve, fitorja e Rusisë do të sillte efekte shkatërruese për civilët në Evropë dhe SHBA dhe do të shkatërronte perceptimin së SHBA-ja është si fuqi ushtarake botërore, duke u dhënë forcë shteteve si Kina, Irani dhe Koreja e Veriut për të vazhduar zgjerimin e tyre ushtarak.

Gjenerali Hodges, ish-Gjenerali Komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë, shprehet se të gjithë aleatët e Kremlinit “do të merrnin krahë”. Sipas tij, Irani dhe Koreja e Veriut me shumë gjasa do të arrijnë të zhvillojnë armë bërthamore në vitet e ardhshme, të cilat do të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Perëndimin dhe mund të çojnë në një luftë bërthamore që do të shkaktonte dhjetëra mijëra të vrarë.

“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme tani që të kemi një parandalues ​​bërthamor, pasi shtetet bërthamore: Pakistani, India, Koreja e Veriut, Irani do të bëheshin të paqëndrueshme dhe terroristët mund të marrin armët bërthamore dhe të nisnin sulme terroriste në rrugët e Evropës”, shton gjenerali.

Madje, sipas tij, nëse Donald Trump merr sërish presidencën në SHBA, kjo do t’i hapte derën edhe më shumë Putinit për të nisur sulmin ndaj Evropës për shkak të mungesës së mbështetjes së republikanëve për NATO-n. Ai beson se nëse Trump do të jetë president, gjasat që Putini të nisë një pushtim dhe të ndezë Luftën e Tretë Botërore do të rriten ndjeshëm.

Do të ishte marrëzi të supozohej se Putini nuk mund të pushtonte një vend baltik si Lituania, Polonia apo Estonia dhe të bënte kërdi mbi civilët anembanë Evropës, thotë gjenerali, që duke shpjeguar një skenar të mundshëm shton se Moska mund të sulmojë fillimisht rripin e ngushtë të tokës të njohur si Hendeku Suëalki, i vendosur midis Polonisë, Lituanisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit.

Edhe një sulm i vogël në këtë pikë të dobët, i vetmi kufi tokësor midis Evropës kontinentale dhe shteteve baltike, mund të shkaktojë probleme të mëdha për NATO-n. Më pas, ofensiva do të kalonte në një fazë të dytë, që do të përfshinte dërgimin e mijëra ushtarëve rusë, tanke dhe forca speciale, për të sulmuar një nga shtetet baltike në krahun lindor të NATO-s. me shumë mundësi ose Lituaninë, Poloninë ose Estoninë.

 

Powered by WordPress