![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes, në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit”, të cilat gjenden rreth objektit të Komunës së re, ku ditë më parë ra çatia e objektit duke lënë të lënduar një 23-vjeçare, raporton Express.
Për çdo rast rreziku, Komuna ka publikuar disa numra kontakti.
“Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në #Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria” rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2024/01/kulmi-i-komunes-se-re-te-prishtines.jpg)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)