Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump dënohet për shpifje ndaj Jean Caroll, detyrohet t’ia paguajë 83.3 milionë dollarë

Trump dënohet për shpifje ndaj Jean Caroll, detyrohet t’ia paguajë 83.3 milionë dollarë

Gjykata e Mahhatan ka vendosur se ish-presdienti Donald Trump duhet t’i paguajë 83.3 milionë dollarë E. Jean Carroll për deklaratat shpifëse që ai bëri kundër saj në vitin 2019.

Trump siç shkruan CNN, nuk ishte i pranishëm ndërsa u lexua vendimi, pasi u largua nga gjykata e Manhattan në orën 16:00

Trump ka lëshuar sallën e gjyqit më herët sot, ndërsa ekipi i Carroll po jepte argumentet e tij përfundimtare.

Carroll, një ish-kolumniste e revistës, pretendoi se Trump e përdhunoi atë në një dyqan në mesin e viteve 1990 dhe më pas e shpifi kur ai mohoi pretendimin e saj. Në një gjyq të veçantë vitin e kaluar, një gjykatë civile zbuloi se Trump kishte sulmuar seksualisht Carroll dhe se ka shpifur për të në deklaratat e vitit 2022.

Gjyqtari më parë vendosi që aktgjykimi do të kalonte edhe në këtë gjyq për shpifje.

Powered by WordPress