Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kurti nuk pajtohet në Podujevë me atë për të cilën është pajtuar në Bruksel

Kurti nuk pajtohet në Podujevë me atë për të cilën është pajtuar në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë, përsëri i është kthyer propozimit të tij për ndarjen e procesit të normalizimet të marrëdhënieve me Serbinë nga procesi i integrimeve evropiane.

Sipas Kurtit, Kosova e ka interes jetik që të ndahen këto dy procese.

Këtë nevojë ai e ka argumentuar me faktin se shteti ynë është kampion në Ballkan sa i përket shumë proceseve sikur se sundimi i ligjit, zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të të drejtave të njeriut, prandaj është e padrejtë që Kosova të ngelet peng i destruktvitetit të Beogradit.

Në fund Kurti, ka shtuar se e kupton që “Bashkimi Evropian në procesin e zgjerimit e donë fqinjësinë e mirë, por fqinjësia e mirë nënkupton edhe njohje të ndërsjellë De jure e De facto”.

Me këtë formë të ligjërimit shihet qartë se Kurti pretendon që ta zhvendos krejtësisht theksin nga presionet mbi detyrimet që vet i ka pranuar në raport me procesin normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Sepse plotësimi i kritereve që kanë të bëjnë me sundimin i ligjit, respektimin e lirisë mediave, fjalës lirë dhe pavarësisë së gjyqësorit janë çështje që i takojnë kapitujve të tjerë që dy vendet i kanë në mënyrë të veçantë me Brukselin gjatë procesit të negociatave për anëtarësim, ashtu siç i kanë edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kurse procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është i lidhur kryesisht me gatishmërinë e Prishtinës dhe Beogradit për t’i zbatuar marrëveshjet për të cilët dy vendet janë dekorduar gjatë procesit të dialogut në Bruksel.

Dhe përpos marrëveshjeve që janë bërë para ardhjes së Kurtit në pushtet, është edhe Marrëveshja bazë e Brukselit, plani i sekuncimit të Ohrit dhe zotimi për themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e deri tanishme, pa pasur nevojë për njohje de jure nga Serbia.

Madje edhe ajo që është quajtur si njohje de facto, nuk është asgjë tjetër vetëm se një eufemizëm formal për të mbuluar zotimin përmbajtjesor pa “paragjykuar pozicionet e ndryshme të palëve në lidhje me çështjet themelore, përfshirë çështjet e statusit” si dhe “për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb” dhe zyrtarizmin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

Në këtë mënyrë, shihet qartë se Kurti, me këtë ndarje pretendon që t’i shmang obligimet e sipër cekura e që është pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk ka nevoje për njohje nga kjo e fundit.

Prandaj, ai këtë shtegdalje në mënyre retorike e kërkoi edhe sot në Podujeve në prani të Halil Kasatratit e Shpejtim Bulliqit, përkundër faktit se ka pranuar diçka tjetër në Bruksel në takim më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përgatiti: Afrim Kasolli

Themes by WordPress