Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Kadrijaj e pyet Bislimin – A ka merita Gani Jakupi që Spanja ia njohu pasaportën Kosovës?

Kadrijaj e pyet Bislimin – A ka merita Gani Jakupi që Spanja ia njohu pasaportën Kosovës?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është duke raportuar para deputetëve të Komisioni për Intergime Evropiane. Aty zëvendëskryeministri pranoi një pyetje nga deputetja e AAK-së, Time Kadrirja për Gani Jakupin.

Deputetja ka kërkuar të di nga zëvendëskryeministri nëse me të vërtetë Gani Jakupi i cili paguhet nga buxheti i Kosovës 7 mijë e 500 euro, ka merita që Spanja njohu pasaportat e Kosovës.

“Ndërsa folet edhe për rezultate që Spanja i ka njoftë pasaportat e Kosovës, a është rezultat i super Gani Jakupit, këshilltarit që paguhet 7 mijë e 500 euro sepse është prolognu edhe kjo si sukses dhe a keni edhe këshilltarë të tjerë që i paguani në shifra të tilla, me paga solide që me pas edhe ndonjë njohje të re, se nëse paguhet një këshilltar 7 mijë e 500 euro duhet me i listu rezultatet e një këshilltari të tij…“, pyeti Kadrijaj, Bislimi.

Ndërkohë, Bislimi ia ktheu se nuk pasi që Jakupi nuk është këshilltar i tij, nuk mund t’i kthejë përgjigje, madje u shpreh se këshilltari e ka detyrë ti raportojë vetëm eprorit të tij, pra Ganiu, Gërvallës.

Për këshilltarët ju kisha lutë…Kaltrina Zeka është këshilltare e imja për punën që ajo bën, më raporton vetëm mua, jo juve. Dmth këshilltarët e mi më raportojnë vetëm mua. këtë detyrë e kanë, edhe nuk muj me kërku unë raportim se çka bën këshilltari i zëvendëskryeministres… ju po më thoni çka ka bë Gani Jakupi duheni me raportu, nuk është këshilltar i juvi Gani Jakpi është i zëvendëskryeministres Gërvalla, i raporton asaj“, i tha Bislimi.

Time Kadrijaj theksoi sërish faktin që Jakupi paguhet nga buxheti i Kosovës, dhe se duhet të dihen rezultatet që ai i sjell vendit, nëse ka të tilla.

“Nëse paguhet 7.500 euro prej buxhetit të Kosovës duhet me ditë cilat janë rezultatet se punës së tij“, theksoi deputetja. /Insajderi

Powered by WordPress