Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hysen Durmishi ua ndërpreu kontratën 3 ekzaminerëve në Departamentin për Patentë shoferë

Hysen Durmishi ua ndërpreu kontratën 3 ekzaminerëve në Departamentin për Patentë shoferë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka marrë njoftuar se ka marrë vendim për shkëputjen e kontratës së punës tre ekzaminerë të angazhuar në Departamentin për Patentë shoferë.

Durmishi shkruan se ky vendim ka ardhë pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ai shtoi se ditëve në vazhdim do të prezantohen të gjeturat që flasin për keqpërdorim nga ana e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.

Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.