Ukraina pret të fillojë punën e ndërtimit të katër reaktorëve të rinj të energjisë bërthamore këtë verë ose vjeshtë, tha Ministri i Energjisë, German Galushchenko, ndërsa vendi kërkon të kompensojë kapacitetin energjetik të humbur në luftë me Rusinë.
Njësitë – dy të bazuara në pajisje të prodhimit rus dhe dy duke përdorur teknologji perëndimore – do të ndërtohen në termocentralin bërthamor Khmelnytskyi në perëndim të Ukrainës.
Tre termocentrale bërthamore në territorin e kontrolluar nga Ukraina prodhojnë më shumë se 55 për qind të nevojave të vendit për energji elektrike, por Kievi dëshiron të zgjerojë sektorin për të ndihmuar në kompensimin e humbjes së Zaporizhzhia, centralit bërthamor më të madh në Evropë, ndaj ushtrisë ruse.
Galushchenko vlerësoi se nëse Ukraina mund të sigurojë dy reaktorë të prodhuar nga Rusia nga Bullgaria, njëri do të jetë i gatshëm për dy vjet e gjysmë, raporton skynews.
Paralelisht me ndërtimin e njësive të epokës sovjetike, Ukraina dëshiron të fillojë punën përgatitore të ndërtimit për të akomoduar dy reaktorë modernë perëndimorë.
Në dhjetor, firma e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom dhe prodhuesi i pajisjeve, Westinghouse nënshkruan një marrëveshje për blerjen e pajisjeve për një njësi në Khmelnytskyi. /Telegrafi/