Një shtetas i Kosovës dyshohet është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Batrovc të Serbisë, pasi i njëjti është kapur me rreth 18 kilogramë marihuanë në veturë.
Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Drilon Berbati, i cili prej kohësh shërben në Agjencinë për Regjistrim Civil si zyrtar administrativ.
Dy femra arrestohen në Mitrovicë – sulmuan fizikisht policet derisa ishin në stacion po…Kostadinovska-Stojçevska: 90 milionë denarë përkrahje për infrastrukturën e kulturës n…Ish-sportisti i skive sfidon temperaturat e ulëta në VoskopojëArrestohen dy persona në Han të Elezit – policia u gjeti marihuanëSfidat e industrisë së turizmit në Shqipëri
Por, për këto raportime Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin.
Kështu kanë thënë për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes një përgjigje me shkrim.
“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin sipas raportimeve, të cilave i referoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Nga MPJD-ja më tej kanë thënë se si edhe në rastet e mëhershme, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd i ka dërguar shkresë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta konfirmojë arrestimin eventual, të ofrojë sqarime për arsyet e arrestimit dhe të bëjë të ditur vendin (qendrën e paraburgimit), ku është duke u mbajtur shtetasi i Republikës së Kosovës.
“MPJD do t’ju mbajë të informuar nëse pranon informata të reja dhe që mund të jenë me interes për mediat dhe publikun”, kanë deklaruar nga ky dikaster.