Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në njoftimin e tij për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka thënë se Maqedonia e Veriut i përkrah aspiratat e Kosovës për integrimin në institucionet euro-atlantike.
Ai ka thënë se shteti maqedonas si anëtar i NATO-s do të japë kontribut në mbështetje të paqes në Kosovë përmes pjesëmarrjes në KFOR.
“Të dyja shtetet kultivojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet. Shprehëm interes për përparim të tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. I mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës. Si anëtare e NATO-s japim kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, ka shkruar presidenti maqedonas në platformën X.
Më herët Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në vizitë pune presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Përmes kumtesës për media, thuhet se në takim me homologun e saj, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.
Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. /TV Arbëria
Средба со косовскиот премиер @albinkurti во Приштина.
Двете држави одржуваат позитивни и конструктивни билатерални односи и соработка, со отворен дијалог на сите нивоа. Изразивме интерес за нејзино унапредување во сите сфери од заемен интерес.
Ги поддржуваме евро-атлантските… pic.twitter.com/x5nDcAPxO0
— Stevo Pendarovski (@SPendarovski) January 25, 2024