Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për, siç thotë ai, zvarritjen e punimeve në rrugën Klinë – Gjakovë e filluar para 5 vitesh.
Daut Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës po i diskriminon taksapaguesit e Kosovës në atë pjesë.
“Rruga Klinë – Gjakovë e filluar para 5 vitesh vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Nuk kuptoj pse paguajnë taksa qytetarët përderisa Qeveria e Kosovës i diskriminon kaq pamëshirshëm!”, ka thënë Daut Haradinaj. /TV Arbëria