Sot rreth orës 9:00 ka ndodhur në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në fshatin Slivovë.
Burime nga TV Arbëria bëjnë me dije se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë sa që është bllokuar edhe kjo magjistrale.
TV Arbëria sjell pamje nga vendi i ngjarjes:
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës:
“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë
Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.
Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, theksohet në njoftimin e Policisë./ TV Arbëria