Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kafja si suplement para-ushtrimor, e rritë performancën dhe sasinë e yndyrës që e digjni

Kafja si suplement para-ushtrimor, e rritë performancën dhe sasinë e yndyrës që e digjni

Harroni shejkat e proteinave, një gotë kafe mund të jetë përgjigja e duhur për ta rritur potencialin ushtrimor

Kafja për një kohë të gjatë është njohur dhe ka qenë prezente në ambientin e punës, por tani mund t’ju ndihmojë ta maksimizoni sasinë e yndyrës që e digjni gjatë një sesioni ushtrimor, si dhe ta rritni performancën atletike.

Ekspertët thonë se duke e pirë një gotë kafe 45 minuta para ushtrimeve nënkupton se kur filloni ushtrimet efekti është më i madh.

Ekspertët thonë se kafja ndikon në rritjen e performancës për shkak se ka të njëjtin përbërës aktiv sikurse suplementet para-ushtrimore: kafeinën.

Si stimulues, kafeina është dëshmuar se e rritë performancën atletike, e rrjedhimisht pirja e kafes mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të ndërtoni muskuj më shpejt.

Megjithatë, përveç kafes, ekspertët e nutricionit rekomandojnë që edhe të ushqeheni mirë para stërvitjeve.

Vlen të ceket se ekspertët nuk rekomandojnë që të konsumoni më shumës e 400 miligramë kafeinë në ditë.

Powered by WordPress