Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Deva Tours” del me njoftim për aksidentin që ndodhi në Kroaci

“Deva Tours” del me njoftim për aksidentin që ndodhi në Kroaci

Një autobus i kompanisë nga Kosova “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 18:00 në Dubrovnik të Kroacisë.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, teksa kompania ka dalë me një njoftim për qytetarët.

Sipas kompanisë, pasagjerët dhe stafi i autobusit kanë shpëtuar pa lëndime.

Pas aksidentit, ata kanë vazhduar udhëtimin e tyre me një tjetër autobus, tha kompania.

/TV Arbëria