Një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar në Kroaci, afër Splitit.
Sikur shihet në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, autobusi i takon kompanisë “Deva Tours” dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Raportohet se drejtuesi i furgonit që e ka goditur autobusin me udhëtarë kryesisht nga Kosova ka humbur jetën nga lëndimet e pësuara.
Derisa burime nga vendi i ngjarjes thonë se drejtuesi i autobusit të Kosovës dhe udhëtarët nuk janë të lënduar.