Akrepat e orës shënonin 21:13 min., atë të dielë të 23 janarit 1916, kur plumbat që vërshëllenin rreth e rrotull si grerëza të tërbuara, e lanë të vdekur Isa Boletinin në kalldrëmin e Urës së Ribnicës në Podgoricë.
Me vrasjen e Isës, në fakt u vra edhe Kosova, duke iu shkëputur trupit të Shqipërisë.
Ç’mund të bënte Isa Boletini vetë i tetë, kur në të dy anët e Urës së Ribnicës ishin 80 ushtarë malazezë, që i kishin marrë në shenjë?
I ndodhur në këtë situatë rrethimi të beftë shqiptari i madh bëri atë që do ta çonte drejt vdekjes, por si Hero. Të shtënave iu kundërpërgjigj me të shtëna. Batareja e pushkëve solli bilancin tragjik: vrasjen e Isë Boletinit vetë i tetë, por edhe vrasjen e 12 xhandarëve serbo-malazezë.
Lavdi e përjetshme Heroit Isa Boletini dhe 7 trimave!
1- Isa Boletini (51 vjeç);
2- Djali i Isës, Halil Boletini (24 vjeç);
3- Djali i Isës, Seit Boletini (18 vjeç);
4- Nipi i Isës, Jonuz Boletini (26 vjeç);
5- Nipi i Isës, Halili (24 vjeç);
6- Kunati i Isës, Hajdar Selim Radisheva (30 vjeç);
7- Nipi i Hajdarit, Idriz Bislim Radisheva (18 vjeç);
8- Kushëriri i Isës, Misin Niman Bala nga Isniqi (26 vjeç).
Elida Jorgoni.