Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një audio-mesazh “deepfake” me zërin e Bidenit iu bëri thirrje banorëve të mos merrnin pjesë në zgjedhjet e New Hampshire

Një audio-mesazh “deepfake” me zërin e Bidenit iu bëri thirrje banorëve të mos merrnin pjesë në zgjedhjet e New Hampshire

Thirrja ishte bërë përmes numrit të Kathy Sullivan-ish-kryetares së Partisë Demokratike- dhe ajo paralajmëroi autoritetet, duke thënë se ishte një “ndërhyrje e drejtpërdrejtë në zgjedhje dhe një përpjekje për të ngacmuar atë dhe votuesit e tjerë të New Hampshire”.

Nuk dihet se sa njerëz pranuan këtë thirrje, por një zëdhënës i Sullivan pretendoi se ishin të paktën një mori prej tyre.

 

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, ku sekretarja e shtypit Karine Jeane-Pierre deklaroi se mesazhi me të vërtetë ishte i rremë dhe jo i incizuar nga presidenti Biden.

“Presidenti e ka bërë të qartë se ekzistojnë rreziqet nga ‘deepfakes’, dhe imazhet e rrema dhe mesazhet e rreme mund të përdoren nga teknologjitë në zhvillim”, deklaroi Pierre.