Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama: Sot prezantojmë para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës

Rama: Sot prezantojmë para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot do të prezantohen para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës, raporton Express.

Sipas Ramës, kjo është mundësi e mirë për realizimin e “vizionit tonë për një Prishtinë të transformuar” në shumë fusha si aspektin e infrastrukturës, ambientit urban, qasjes në teknologji dhe shërbimeve publike.

“Sot në ora 14:00, do të prezantojmë para qindra biznesmenëve vendas dhe ndërkombëtarë 20 projekte për transformimin e Prishtinës tonë. Prezantimi i projekteve para investitorëve potencial është mundësi e mirë për realizimin e vizionit tonë për një Prishtinë të transformuar në shumë fusha si aspektin e infrastrukturës, ambientit urban, qasjes në teknologji dhe shërbimeve publike”, ka shkruar Rama.