Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri çek – Osmanit: Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës

Ministri çek – Osmanit: Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ministri çek Martin Dvořák ia rikonfirmoi se “Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës”.

Osmani thekson se përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës.

Pas presidentes, ministri çek Dvorak do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti, si dhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Së bashku me Bislimin ministri Dvořák do mbajnë një konferencë për media.