Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri Dukaj: Në Tuz kemi festuar me flamur të UÇK-së

Ministri Dukaj: Në Tuz kemi festuar me flamur të UÇK-së

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, në Rubikon të Klan Kosova, ka folur për festën që shqiptarët kanë bërë në komunën e Tuzit.

Ai tha se kjo festë nuk i kishte pëlqyer palës tjetër, duke iu referuar serbëve në Malin e Zi.

“Ne në Tuz kemi festuar, jo vetëm me flamur kombëtar, por edhe me flamur të UÇK-së. Dhe kjo nuk i ka pëlqyer palës tjetër. Ne kemi festuar edhe pse kemi pasur shumë kritika. Kemi thënë publikisht se UÇK-ja, flamuri kombëtar, janë pjesë e historisë, me të cilën ne krenohemi”, tha Dukaj, teksa iu përgjigj komenteve se është festuar në Mal të Zi me flamuj serbë.

Festa kishte pasuar pasi “Forumi Shqiptar”, i kryesuar nga Nikë Gjeloshaj, kishte siguruar 18 mandate nga 32 në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Tuz vitin e kaluar.

Powered by WordPress