Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Nuk është dorëzuar Kurti”,Hetemi: Ndërkombëtarëve duhet me iu thënë jo ndonjëherë

“Nuk është dorëzuar Kurti”,Hetemi: Ndërkombëtarëve duhet me iu thënë jo ndonjëherë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim hetemi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk është dorëzuar “që lejoi peticionin” për shkarkimin e tij dhe të tre kryetarëve të tjerë në komunat në veri të vendit.

Sipas Hetemit, duhet me qenë më këmbëngulës dhe rezistues ndaj Serbisë, duke shtuar se edhe ndërkombëtarëve ndonjëherë duhet t’u thuhet “jo”.

Kryetari i Leposaviqit, Hetemi: Procesi i peticionit për shkarkimin tim nuk është i sinqertë, qytetarët po paguhen nga Serbia

“Duhet me qenë pak më këmbëngulës edhe çka të lypë Serbia edhe me thonë ne jo, është e kryer punë, ne duhet me i rezistu. Pa marrë parasysh situatës edhe ndërkombëtarëve dhe miqve, ndonjëherë duhet më iu thanë jo… moment ma të rrezikshëm nuk mundën me veçu diçka, 1 muaj e gjysmë kemi qenë të rrethuar prej kriminale prej Listave Serbe”.

“Edhe inteligjenca amerikane ka qenë, edhe e Kosovës edhe njësitë e Policisë. Por, me arrestimin e disa kriminelëve kryesorë, sidomos kur ka ndodhë Banjska, për neve situata ka qenë e jashtëzakonshme”, ka thënë Hetemi në një intervistë në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se peticioni i nënshkruar për inicimin e shkarkimit të kryetarit Hetemi është dorëzuar gjatë ditës së hënë në komunë.

Hetemi u ndihmua nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit të viti të kaluar, dhe që nga ajo ditë përreth 7 muaj nuk doli nga objekti i komunës.