Duke folur për gazetarët në Nigeri, Sekretari i Shtetit i ShBA-së tha: “Kur bëhet fjalë për statusin e përhershëm të Gazës në vazhdim, ne kemi qenë të qartë, ne mbetemi të qartë për të mos cenuar territorin e saj”.
Deklarata e tij vjen pasi ushtria izraelite tha më herët sot se një numër i ushtarëve të saj vdiqën gjatë një operacioni që tentoi të krijonte një “zonë tampon” midis Gazës dhe Izraelit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
“Ata ranë në betejë pranë vijës kufitare, gjatë një operacioni mbrojtës në zonën tampon midis komuniteteve izraelite dhe Gazës. Kjo është një detyrë, i gjithë qëllimi i së cilës është krijimi i kushteve të sigurisë për kthimin e sigurt të banorëve [izraelitë] në shtëpitë e tyre”, tha Herzi Halevi.