Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoxhaj: Qëndrimi i Kurtit për ndarjen e normalizimit nga integrimi evropian, çlirim për Serbinë

Hoxhaj: Qëndrimi i Kurtit për ndarjen e normalizimit nga integrimi evropian, çlirim për Serbinë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar kryeministrit Kurti për qëndrimin e tij për ndarjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nga integrimi evropian. Hoxhaj ka thënë se kjo i shërben Serbisë, sepse ia mundëson asaj anëtarësimin në BE, pa e njohur Kosovën dhe pa marrëveshje obligative ligjore në dialog.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës, por është çlirim i Serbisë.