Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Magjistralja Prishtinë-Ferizaj e dëmtuar nga gropat

Magjistralja Prishtinë-Ferizaj e dëmtuar nga gropat

Pavarësisht autostradës, magjistralja Prishtinë-Ferizaj mbetet mjaft e frekuentuar. Në hyrje të Ferizajt, përkatësisht nga Prelezi i Jerlive e deri te dalja nga Ferizaj në drejtim të Kaçanikut, rruga është shumë e dëmtuar, thonë ngasësit e automjeteve që e frekuentojnë këtë rrugë.

Ata përveç rrezikut gjatë shmangies nga gropat, po ankohen edhe për dëmtim të automjeteve.

“Kjo rrugë për neve si biznese është një keqtrajtim. Kjo rrugë është shtruar dhe dëmtuar vazhdimisht sepse baza është shumë e dobët. Po kemi vështirësi të mëdha sidomos kur është moti i keq me borë ose shi ka vështirësi të mëdha këndej”, thotë vozitësi, Driton Nuha.

“Për besë rruga është shumë e prishur e amortizuar dhe kjo paraqet vështirësi në prishje dhe defekte të automjeteve . Është shtruar nja dy herë nuk e ka mbajtur përsëri është dëmtuar”, thotë Rrahman Aliu.

Nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë kthyer përgjigje për RTK-në se kur do të sanohen këto gropa.

Qytetarët shpresojnë që këtë vit të përfundojnë punimet në këtë rrugë magjistrale, në mënyrë që qarkullimi të jetë më lehtë dhe pa vështirësi.