Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çitaku sqarohet për mospjesëmarrjen e PDK-së në promovimin e librit për ish-presidentin Thaçi

Çitaku sqarohet për mospjesëmarrjen e PDK-së në promovimin e librit për ish-presidentin Thaçi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për të qenë pjesëmarrëse në promovimin e librit për ish-presidentin Hashim Thaçi në Tiranë.

Sipas një deklarate të bërë në rrjetin social Facebook, Çitaku thekson se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.

Ajo shtoi se mospjesëmarrja e zyrtarëve të PDK-së nuk bazohet në ndonjë aludim të fshehtë, por në faktin e thjeshtë që “asnjë ftesë nuk është adresuar drejt kryetarit, kryesisë, deputetëve të grupit parlamentar, apo madje as familjarëve dhe miqve të ngushtë”.

“Në rast se një ftesë do të na ishte dërguar, padyshim do të përgjigjeshim pozitivisht,” vazhdoi për të shprehen Çitaku.

“Jemi të shpresëplotë se aktivitete të tilla do të organizohen së shpejti edhe në qytete të tjera. Libri në fjalë ka një rëndësi të madhe dhe është i denjë për t’u lexuar dhe debatuar kudo në trevat shqiptare”, shkroi Çitaku./Telegrafi/