Poezi nga Astrit Veliqi
KATARSIS
Sonte flas me egon
Fytyrën nuk ia shoh
Motivin ia ndjej
Instiktin e ka të dobtë
Flas me Homerin, Danten e Petrarken
Shoh vallen e vdekjes
Artin e magjinë
Vallëzoj me Helenën
Që flakën ia prek
Beatrisen e Laurën
Që mbjellin mall e dënesë
Kap egon për dore
E i preki vajin
Në mes dritës e muzgut
Dhimbjen e mbys
/Autori është letrar, gazetar por edhe opinionist/