Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria e Republikë së Kosovës e ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në formë elektronike e që është e 185-ta.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se është miratuar vetëm një pikë e rëndit të ditës.

“Qeveria e Republikë së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, këtë herë në formë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-260 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”, thuhet në njoftim. /TV Arbëria