Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Istog: Një burrë gjendet pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë, rasti po hetohet

Istog: Një burrë gjendet pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë, rasti po hetohet

Një burrë është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, derisa rasti po hetohet.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 21.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore.”