Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > FSK kryen stërvitje për qitje me kontigjentin turk të KFOR’it

FSK kryen stërvitje për qitje me kontigjentin turk të KFOR’it

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar trajnimi “Harr 66”.

Ky trajnim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentit turk në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës dhe është realizuar nga instruktorët e kontingjentit turk që shërbejnë në Kosovë.

FSK thotë se trajnimi ka zgjatur një javë dhe qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK’së.

“Në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentit Turk në Poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës ka përfunduar trajnim ‘’HARR 66’’ i realizuar nga instruktoret kontingjentit  Turk që shërbejnë në Kosovë, trajnimi një javor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K),ku  në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitja reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi.”

“Në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, Komandanti i Regjimentit të dytë të KFT-së, Nënkolonel Jaser Mulla, instruktorët dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk.”

Powered by WordPress