Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Fondet e BE-së duhet të kushtëzohen me vlerat e evropiane, sipas Kurtit

Fondet e BE-së duhet të kushtëzohen me vlerat e evropiane, sipas Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielën, në prag të takimit të liderëve rajonalë në kryeqytetin maqedonas, deklaroi se fondet e Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor duhet të kushtëzohen nga vlerat evropiane të shteteve përkatëse.

“U mblodhëm sot në Shkup për takimin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE-ja’ për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së me BE-në dhe SHBA-në. Theksova se Plani i Rritjes së BE-së dhe Procesi i Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së”.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën (21 janar) në kryeqytetin maqedonas për të diskutuar mbi të ardhmen e politikës së zgjerimit të BE-së dhe planin e rritjes prej 6 miliardë euro për vendet e rajonit – një paketë madhore e asistencës financiare për periudhën 2024-2027.

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të jetë nikoqir i takimit që pritet të nisë në orën 09:50 në Shkup, ndërsa përveç kryeministrit Kurti, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa prezent do jetë edhe James O’Brien, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Eurazinë.

“Vendi i të gjitha shteteve të rajonit është në BE dhe ne kemi potencialin dhe lidershipin e nevojshëm për të marrë vendime të guximshme për një të ardhme më të mirë. Të gjithë ne – në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, shkroi Kovaçevski, një ditë para takimit.

Gjashtë vendet e rajonit – Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – synojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në faza të ndryshme të arritjes së këtij qëllimi, ndërsa plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshin investime prej 6 miliardë euro dhe akses në tregun e brendshëm të bllokut evropian në fusha të caktuara.

 

Powered by WordPress