Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > E kishte përmendur shumë në Big Brother – Efi konfirmon ndarjen nga partneri

E kishte përmendur shumë në Big Brother – Efi konfirmon ndarjen nga partneri

Efi Dhedhes po vazhdon të jetë një person mjaft i komentuar në shtypin rozë.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “Mos i bjer me Top”, ku ka folur për jetën private e mes tjerash edhe për gjërat e tjera që e kanë rrethuar gjatë këtyre viteve.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 ka komentuar edhe konkurrentët e këtij viti.

“Më ka zhgënjyer karakteri i tyre, një nga personazhet është Jul Deda. E kam për personazhet që më ka zhgënjyer”, u shpreh ajo.

Dhedhes tha gjithashtu që është ndarë nga partneri i saj, të cilin e ka përmendur tejet shumë gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.

“Në fund të ditës unë nuk mund të mërzitem, se unë nuk kam humbur gjë. Më pengojnë faktorët, jo ndarja”, tha Dhedhes.

Zeshkania më tej shtoi: “Kisha një vit e ca”.

 

Powered by WordPress